Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një pushues i plagosur nga nëj fadromë në plazhin e Pogradecit është nisur me helikopter drejt Tiranës pasi gjendja e tij është përkeqësuar.
53-vjeçari Agron Keta u përplas nga fadroma teksa po pushonte buzë liqenit. Mësohet se ai ka marrë plagë në kokë, duke i shkaktuar fraktura.
"Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale", bëri me dije policia.