E mitura dëmton dorën në çerdhe, policia sqaron ngjarjen

16 November 2023, 20:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E mitura dëmton dorën në çerdhe, policia sqaron ngjarjen
Foto ilustruese

Një vajzë 4-vjeçe është paraqitur në spital me dëmtime në dorë, njofton policia e Krujës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, dhe paraprakisht dyshohet se 4-vjeçarja është rrëzuar duke vrarë dorën teksa ndodhej në çerdhe.

“Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video