“Censi 2023”, INSTAT njofton përfundimin e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave

16 November 2023, 17:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Censi 2023”, INSTAT njofton përfundimin e procesit të
Censi 2023

Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton se procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave 2023 ka përfunduar.

INSTAT bën me dije se stafi po vazhdon punën për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve, deri në datë 24 Nëntor.

“Për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 Nëntor – 20 Dhjetor 2023, INSTAT do të organizojë Anketën Pas Cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit.

Ky proces do të angazhojë 100 anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura”, bën me dije INSTAT.


Video