E diela përvëluese, Basha "harron" politikën dhe shfaqet në pishina (FOTO)

5 June 2022, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
E diela përvëluese, Basha "harron" politikën dhe
Lulzim Basha në pishinë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të partisë është “zhdukur” plotësisht nga ekranet e medieve dhe mikrofonat e gazetarëve. Ai nuk është shfaqur as në mbledhjet që Enkelejd Alibeaj bën me deputetët e PD-së, teksa shpesh në rrjetet sociale publikohen foto ku ai vazhdon takimet me demokratët në bazë.

Por sot, në këtë ditë të diele dhe me vapë përvëluese, Lulzim Basha është shfaqur në pishinat. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme të siguruara nga VoxNews.al, Basha ka shkuar sot në një pishinë të një hoteli afër Rinasit në kryeqytet.

Ai ka shkuar aty së bashku me bashkëshorten Aurelën, kanë qëndruar për rreth 30 minuta, ku ka takuar dhe kunatin Erion Isufi dhe më pas janë larguar.

Basha shfaqet i veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra të zeza, ndërsa bashkëshortja e tij me kanatiere të bardhë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Lulzim Basha mungoi në homazhet në nder të ish presidentit Bujr Nishani, ku dërgoi vetëm një kurorë me lule. Në media qarkulloi lajmi se ndodhej jashtë vendit për një takim pune, por siç duket, paska ardhur sërish në Shqipëri. Ai nuk u shfaq as ditën e djeshme në Kuvend ku u votua presidenti i ri Bajram Begaj.

E diela përvëluese, Basha "harron" politikën dheE diela përvëluese, Basha "harron" politikën dheE diela përvëluese, Basha "harron" politikën dheE diela përvëluese, Basha "harron" politikën dheE diela përvëluese, Basha "harron" politikën dhe



Video