E dhimbshme në Elbasan: Fëmija ngrihet somnambul dhe bie nga ballkoni, humbet jetën

8 March 2023, 08:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E dhimbshme në Elbasan: Fëmija ngrihet somnambul dhe bie nga ballkoni,

Një tragjedi ajo që ka ndodhur sot herët në mëngjes në Elbasan. Një fëmijë, është ngritur somnambul dhe ka lëvizur nëpër shtëpi e më pas ka rënë nga ballkoni fatalisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan.

Policia njoftoi se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin. Ai vuante nga somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit.

Në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video