Dyshohet se ka konsumuar medikamente, 21-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

9 March 2025, 17:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se ka konsumuar medikamente, 21-vjeçarja dërgohet me
Foto ilustruese

Një 21-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.

Policia e Tiranës thotë se nga dyshimet paraprake, ajo mund të ketë konsumuar një sasi medikamentesh. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 08.03.2025, është paraqitur në spital për mjekim një 21-vjeçare, pasi në banesë dyshohet se ka konsumuar medikamente. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia e Tiranës.


Video