Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen tre automjete, plagoset një grua

9 March 2025, 12:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen tre automjete,
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Raportohet se si pasojë e aksidentit, një grua ka mbetur e plagosur.

E plagosura u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


Video