"Benz-i" dhe "Volkswagen" përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Fier-Patos (VIDEO)

8 March 2025, 17:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Benz-i" dhe "Volkswagen" përplasen ‘kokë
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në aksin Fier-Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Dy automjete tip “Benz” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëra- tjetrën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.


Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ky aks dallohet për trafikun e madh të automjeteve veçanërisht gjatë ditëve të festave, ndërkohë që njihet edhe si njollë e zezë për shkak të aksidenteve të shumta, jo pak herë me pasoja fatale.


Video