Dyshohet se ka konsumuar ilaçe, 2-vjeçari niset me helikopter nga Saranda drejt Tiranës

22 June 2024, 16:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Dyshohet se ka konsumuar ilaçe, 2-vjeçari niset me helikopter nga
Foto ilustruese

Një 2-vjeçar është dërguar në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore mesditën e kësaj të shtune.

Sipas informacioneve fëmija dyshohet se ka pirë një sasi të madhe medikamentesh dhe për pasojë ka shfaqur komplikacione.

Teksa i është dhënë ndihma e parë nga spitali i Sarandës, i mituri është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen.


Video