DETAJE/ 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “JO”, e rrahën barbarisht! (U dhunua nga burrat e familjes në Vlorë)

22 June 2024, 12:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJE/ 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vlorë ku një 29 vjeçare përfundoi në spital pasi u dhunua nga familjarët e saj, kaq sa ti rrezikonin jetën.

Ajo u dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj, ngjarja ndodhi në banesën e saj ku jetonte së bashku me prindërit.

Tch shkruan se shkak për ngjarjen ishte refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin Armandi Janka me të cilin familja e kishte fejuar pa pëlqimin e saj. 

Rezistenca e saj solli jo vetëm dhunën nga i fejuari por dhe nga babai i saj Astrit Barjami dhe vëllai, Erlind Barjami.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ndërhynë dhe parandaluan përshkallëzimin e dhunës.

3 burrat u vunë në pranga ndërsa vajza ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


Gjatë kontrollit në banesën ku ndodhi ngjarja, policia sekuestroi një armë gjahu dhe municion luftarak që i përkiste babait të vajzës, Astrit Barjami.

Një episod tjetër dhune në familje u regjistrua në Klos ku për një motiv të çastit u konfliktuan dy vëllezër në fshatin Gurë e Vogël. Në pranga ra 38-vjeçari Rufat Tusha në banesën e të cilit policia sekuestroi një pistoletë pa leje.


Video