Shpërthen bombola e gazit brenda banesës në Vlorë, ka të lënduar

21 June 2024, 15:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthen bombola e gazit brenda banesës në Vlorë, ka
Foto ilustruese

Një grua ka mbetur e lënduar lehtë pasi ka shpërthyer bombola e gazit që gatuante në banesë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, fatmirësisht me dëmtime të lehta për 62-vjeçaren e cila ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Video