Dy të moshuar humbasin jetën duke rënë nga pema, të dy po vilnin ullinj, njëri në Sarandë e tjetri në Vlorë

29 October 2022, 13:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy të moshuar humbasin jetën duke rënë nga pema, të dy
Foto ilustruese

Dy të moshuar kanë ndërruar jetë në vendin tonë, pasi janë rrëzuar aksidentalisht nga pema teksa mblidhnin ullinj.

Bëhet fjalë për një 62-vjeçar në nga Saranda dhe një 65-vjeçar nga Vlora.

Njoftimi i policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.


Video