Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.
Alushi ka qëndruar për një periudhë brenda godinës së prokurorisë së posaçme, ndërsa më pas është larguar pa u prononcuar për mediat.
Pas daljes nga godina e SPAK, drejtori i Policisë së Tiranës nuk ka komentuar për mediat.
Kujtojmë që Elton Alushi mban postin e kryepolicit të Tiranës prej nëntorit 2024, pas largimit nga detyra të paraardhësit të tij, Tonin Vocaj.