VoxNews ka siguruar pamjet e dy ish-drejtorave të Bashkisë Tiranë nga kafazi në Gjykatë.
Në videon e dërguar në redaksinë VoxNews shihen Mariglen Qato dhe Redi Molla, të akuzuar si bashkëpunëtorë në një skemë korrupsioni e pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë 5 D Konstruksion.
Sipas SPAK, është provuar se në cilësinë e ish-drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, si dhe Mariglen Qato, kanë qënë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k.
Sipas dosjes së SPAK, Molla dhe Qato e kanë zotëruar në mënyrë indirekte dhe e kanë përdorur për të vjelë fondet publike në mënyrë të paligjshme e për pastrimin e parave.
Gjatë kohës që Molla ka drejtuar UKT, shoqëria 5D Konstruksion sh.p.k. ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 tendera.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.