“Dosja Partizani” / Përfundon seanca, GJKKO merr VENDIMIN për ish-kryeministrin Sali Berisha

26 October 2023, 17:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Dosja Partizani” / Përfundon seanca, GJKKO merr VENDIMIN
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ka përfunduar seanca për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme, ku akuzohet për përfshirjen në aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Pas tre ditësh shtyrje dhe ndërprerje për shkak të kundërshtive dhe më pas bojkotit nga avokatët e Berishës, GJKKO ka vendosur të lë në fuqi të njëjtën masë sigurie ndaj ish-kryeministrit, atë të detyrim paraqitjes dhe bllokimin e pasaportës për të mos lëvzur jashtë shtetit.

Sakaq, edhe dy gjyqtarët e caktuar kryesisht, Rabije Cenalia dhe Jalldiz Kastrati janë tërhequr, duke bërë që GJKKO të caktojë një tjetër avokat nga shteti, Valentina Todoreskun, e cila është e katërta e caktuar kryesisht për të përfaqësuar Berishën.

Njoftimi i GJKKO:

Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt “Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”.

- Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata, av.Rabije Cenalia dhe av.Jalldiz Kastrati.

- Gjykata bëri me dije se pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09.45, është depozituar një kërkesë nga shtetasi Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje. Mbi këtë kërkesë, me vendimin nr.430 Akti, datë 26.10.2023 të GJKKO është vendosur mospranimi i kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

- Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

“Dosja Partizani” / Përfundon seanca, GJKKO merr VENDIMIN


Video