Dosja “Gërdeci”/ Familja e Durdaj kërkesë: Të përshpejtohet procesi ndaj ish-ministrit, Fatmir Mediu!

27 June 2024, 11:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja “Gërdeci”/ Familja e Durdaj kërkesë: Të
Fatmir Mediu

Familja e Durdaj i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që të përshpejtojë procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Është kërkuar që ish-ministri të mos largohet nga vendi pa lejen e gjykatës.

Në lidhje me masën e sigurisë, është kërkuar që ish ministri të mos largohet nga vendi pa lejen e gjykatës.

Në kërkesë theksohet se ekziston mundësia që Mediu të ndikojë tek dëshmitarët dhe ekspertët për sa kohë që është në gjendje të lirë.

“Ndërkohë që Mediu rezulton të ketë vizituar SHBA, ndërkohë që me anë të letërporosisë është kërkuar marrja në pyetje nga autoriteteve vendase të dëshmitarëve me shtetësi amerikane”, thuhet në kërkesë.

 


Video