Përmbyten disa rrugë në qytetin e Lezhës, krijohet vështirësi në qarkullim

27 June 2024, 08:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmbyten disa rrugë në qytetin e Lezhës, krijohet
Lezhë

Mëngjesin e sotëm Lezha është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat kanë krijuar probleme kryesisht në qytet.

Vërshimi i ujërave ka përmbytur disa rrugë dhe bllokun e banimit ‘11 janari’ në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit arriti në disa cm duke bllokuar hyrjet e pallateve e për rrjedhojë lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video