Një i ri shqiptar është dënuar me burg nga një gjykatë në Angli pasi u kap gjatë një operacioni anti-kanabis në Durham, në muajin prill.
24-vjeçari Jeton Metollari jetonte brenda shtëpisë që ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit, brenda së cilës u gjetën plot 1000 rrënjë të bimës narkotike.
Teksa policia hyri në banesë, Metollari doli nga një vrimë në mur, dhe u dorëzua, thanë autoritetet britanike.
Ai kishte futur brenda shtëpisë sasi të mëdha ushqimesh, alkool dhe produkte të tjera ushqimore, mesa duket për të siguruar një qëndrim të gjatë brenda.
Në telefonin e tij, policia gjeti video që tregonin se si mbillet dhe kultivohet kanabisi.
Gjykatësja e dënoi atë me 18 muaj burg dhe tha se i takon autoriteteve të Home Office të vendosin nëse do të dëbohet pas burgut.