DOKUMENTI/ Del EMRI i biznesmenit shqiptar në dosjen "Epstein", ja çfarë shkruhet për Pacollin!

1 February 2026, 19:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DOKUMENTI/ Del EMRI i biznesmenit shqiptar në dosjen "Epstein",
Jeffrey Epstein/ Behgjet Pacolli

Dosja Jeffrey Epstein, e publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nxjerr në pah edhe emra të figurave politike në Kosovë.

Në një nga email-et e publikuara në faqen zyrtare, figuron të jetë përmendur edhe emri i Behgjet Pacollit.

Emaili i 19 shtatorit të vitit 2012, e dërguar nga Konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, kërkohet që Jeffrey të shoh një video.

Email-i në fjalë përmban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?”.

“Përshëndetje Jeffrey, princesha dëshiron që t’i të shohësh këtë video”, thuhet në email-in e dërguar nga “Daniel”, ku është dhe një link nga Youtube, por që i njëjti nuk është i klikueshëm më.

DOKUMENTI/ Del EMRI i biznesmenit shqiptar në dosjen "Epstein",

“Mund t’ia dërgosh këtë Jeffreyt”,  thotë konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, e asaj kohe, Mom Luang Rajadasari Jayankura.

E njëjta Konsull u përmend edhe në një email tjetër të vitit 2012, ku përfshihej edhe një ish-presidente e Kosovës në vitin 2012, ku edhe pse s’përmendej me emër, atë periudhë presidente e Kosovës kishte qenë Atifete Jahjaga.

“Mirë se vini në Paris, Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë”, thuhej në email.

Mom Luang Rajadasari Jayankura në një tekst autorial i njeh rol vetes edhe në njohjen e Kosovës nga Tajlanda, duke thënë se ka lobuar edhe për njohje nga shtetet tjera.


Video