“Kur do jetë festa më e çmendur në ishullin tënd?” - Zbulohet komunikimi i Epstein me Elon Musk

31 January 2026, 22:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kur do jetë festa më e çmendur në ishullin
Epstein - Musk

Dokumentet e fundit të zbuluara që lidhen me Jeffrey Epstein tregojnë se Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, shkëmbeu emaile me Epstein në dy raste të ndara gjatë viteve 2012 dhe 2013 për të bërë plane për një vizitë në ishullin e tij.

Në një nga emailet, Musk duket se shkruan: “Probably just Talulah and me” (“Ndoshta vij vetëm unë dhe Talulah”), duke iu referuar ish-gruas së tij, aktoren britanike Talulah Riley. Ai më pas pyet: “Çfarë dite/nate do të jetë party më i çmendur në ishullin tuaj?”

Epstein i përgjigjet duke thënë se “raporti në ishullin e tij mund ta bëjë Talulah të ndjehet e parehatshme”, por Musk përgjigjet se “raporti nuk është problem për Talulah”.

Megjithatë, duket se Musk nuk vizitoi kurrë ishullin për shkak të asaj që ai e quajti në një email “çështje logjistike”.

Në rrjetin X, Musk deklaroi se kishte pasur shumë pak korrespondencë me Epstein dhe kishte refuzuar ftesa të përsëritura për të vizituar ishullin ose për të udhëtuar me avionin e tij, të njohur si “Lolita Express”.

 

 


Video