"Do marrësh pasaportën bullgare", arrestohet 38-vjeçari në Tiranë që mashtroi të riun duke i marrë 215 mijë Euro

10 February 2024, 11:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Do marrësh pasaportën bullgare", arrestohet

Mashtrimi për të nxjerrë pasaportë bulgare dhe për ta bërë një 26-vjeçar aksioner në një kompani, ka vënë në pranga 38-vjeçarin nga Tirana me iniciale L.Xh.

Ai u arrestua gjatë aksionit të koduar “Transporter”. 38-vjeçari akuzohet se i mori 215 mijë Euro një 26-vjeçari me pretekstin se do t’i siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner në një kompani private në Turqi.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi një pjesë të parave prej 108,600 Euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

Sqarim: Fotoja e përdorur për identitetin e autorit L.Xh ishte e gabuar. Personi në foto bashkëngjitur me lajmin nuk ishte autori i arrestuar për mashtrim, por një shtetas tjetër pa asnjë lidhje me këtë ngjarje.

 


Video