Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin, plagoset pronari (EMRI)

10 February 2024, 08:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin, plagoset
Foto ilustruese

Ekonomisti i një firme inertesh në fshatin Gurëz në Kurbin është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm, ndërsa i plagosur ka mbetur pronari i firmës.

Sipas policisë ka ndërruar jetë ekonomisti Selman Mihana rreth 70 vjeç dhe ka mbetur i plagosur pronari i firmës ArdJan Gjeloshi, rreth 51 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ende nuk bëhen të ditura rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe forcat RENEA.

'Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M,  rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari  shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. 

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.'- njofton policia.


Video