Prokuroria e Pejës jep vendim qesharak për infermieret: Vetëm 1 muaj burg për rrahjen e të moshuarës

3 November 2022, 20:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokuroria e Pejës jep vendim qesharak për infermieret: Vetëm 1
Aurona Pelaj duke dhunuar te moshuaren

Gjykata Themelore e Pejës lidhur me rastin e sulmit ndaj Minirie Nurës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, ka marrë vendimin që tri infermierët e përfshira në pamjet e publikuara të ndalohen në paraburgim me nga një muaj.

Infermieret e ndaluara janë, Aurona Pelaj, autore e dhunës, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë.

Ndërkohë, Oda e Infermierëve të Kosovës ka marrë vendim për tërheqjen e Licencës dhe fshirje të Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i Odës për: Aurona Pelaj, Giltiana Neziri, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi – Gashi.

Ky vendim është marrë në një mbledhje urgjente me prokurorin, këshillin etik dhe kryetarin e OIK.


Video