Dhunohet me sende të forta 50-vjeçari në Vlorë, përfundon në spital në gjendje të rëndë

20 August 2026, 17:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunohet me sende të forta 50-vjeçari në Vlorë,
Foto ilustruese

Një 50-vjeçar është dhunuar me sende të forta në zonën e Çentrales në Vlorë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi M.K., 50 vjeç, është goditur në pjesën e kokës nga 34-vjeçari I.Halili, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Pas dhunimit, 50-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e dëmtimeve në kokë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit I.Halili, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e dy personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje.


Video