Dhuna ndaj shefit të Krimeve në Sarandë, 45 ditë burg për 6 të arrestuarit

20 August 2026, 15:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dhuna ndaj shefit të Krimeve në Sarandë, 45 ditë burg

Gjyjata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat prej 45 ditësh, për gjashtë të arrestuarit, që dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen ku u dhunua Shefi i Krimeve të Konisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli.

Kujtojmë se vendimi u dha pasditen e djeshme nga gjyqtari Shkëlzen Licaj, pas një seance gjyqësore që zgjati disa orë. Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës “Arrest në burg” për Ardit Kasemin, Besnik Sulovarin, Elgent Ndojn, Faik Hoxhën, Indrit Çullhajn dhe Marjo Katirain.

Të gjashtë personat vijojnë të jenë nën hetim për ngjarjen, ndërsa organi i akuzës pritet të vijojë veprimet hetimore  për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të secilit prej tyre.

Kujtojmë se sipas hetimeve të deritanishme, Mateo Bakalli ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e një sherri, por edhe pasi ai është prezantuar si punonjës policie është sulmuar dhe goditur fizikisht, duke pësuar hematoma në sy dhe dëmtime të tjera në fytyrë e trup.


Video