Italiani hidhet nga shkëmbi në Vlorë, dëmtohet rëndë në kokë

20 August 2026, 17:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Italiani hidhet nga shkëmbi në Vlorë, dëmtohet
Turisti ka pësuar traumë në pjesën e kokës

Një shtetas italian është dëmtuar rëndë në Vlorë, pasi dyshohet se është hedhur nga një shkëmb, pak pasi kalon tunelin.

Nga informacionet paraprake, ai ka pësuar traumë në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Mësohet se pacienti është në kod të kuq, ndërsa bluzat e bardha po vijojnë ndërhyrjet mjekësore.

Rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në hedhjen nga shkëmbi mbeten ende për t’u sqaruar.


Video