Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kancelari i gjykatës së Elbasanit është goditur me levë nga persona të paidentifikuar.
Ledio Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup, duke marrë plagë të rënda.
Ngjarja ka ndodhur sapo ai ishte çuar nga një bar-kafe vetëm 150 metra larg drejtorisë së Elbasanit.
Edhe pse drejtoria e policisë ka qenë tepër afër, nuk i ka trembur autorët. Ai ka qenë i vetëm duke iu drejtuar lagjes Muzeale të Kalasë së Elbasanit
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve. Sulkuqi është dërguar në spital për marrjen mjekimit dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm në rrugë, të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen.