Kapet me 6 klandestinë duke i kaluar në Mal të Zi, arrestohet pakistanezi

10 April 2022, 15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kapet me 6 klandestinë duke i kaluar në Mal të Zi, arrestohet

Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Në pranga ka rënë një shtetas pakistanez.

Operacioni policor i koduar “Hoti” çoi në arrestimin e shtetasit Anwar Muhamed, 35 vjeç, banues në Swat, Pakistan.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Shkodër - Hani i Hotit, së bashku me 6 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se do t’i kalonte për në Mal të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër, kundrejt pagesës, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Video