DETAJE/ Sherr për parkimin e makinave, kush është 35-vjeçari që mbeti i plagosur (Emri)

25 November 2023, 11:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Sherr për parkimin e makinave, kush është
Tonin Ndreca

Tonin Ndreca, shofer i furgonit të Laçit, ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri paraditen e sotme në Lezhë.

Sipas policisë shkak për konfliktin mes 35-vjeçarit dhe shtetasit M.K, është bërë vendi i parkimit.

‘Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi M. K. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin T. N. 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor,’ njofton policia.


Video