VIDEO/ 57-vjeçari humbi jetën nga flakët, pamje nga banesa që u dogj në Tiranë (Emri)

25 November 2023, 10:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ 57-vjeçari humbi jetën nga flakët, pamje nga banesa
Pamje nga banesa ku humbi jetën 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi banesa në të cilën jetonte në Tiranë është shkrumbuar nga flakët. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Ramazan Duka.

Ai jetonte prej rreth një viti në këtë banesë me qira me familjen e tij. Mbrëmë ka qenë vetëm në banesë. E gjithë banesa është djegur, të treja dhomat.

Viktima ka pasur dhe dy familje të tjera ngjitur, të cilët në momentin e ngjarjes nuk kanë kuptuar asgjë.

Video e marrë nga bw

Ka qenë policia që i ka lajmëruar se çfarë ka ndodhur. Komshinjtë thonë se nuk e njohin për shkak se është i ri në pallat. Viktima ishte i pa punë.


Video