Detaje nga hetimi që çoi në pranga zyrtarët e Ministrisë së Financave, Hoxha: Si u zbulua skema

11 January 2023, 22:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga hetimi që çoi në pranga zyrtarët e
Artan Hoxha

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse dhe Çështjeve Ligjore në këtë ministri, Fatmir Hoxha, si dhe përmbaruesi gjyqësor, Alban Ruli kanë rënë në prangat e policisë me vendim të prokurorisë. Këta shtetas kanë shkelur ligjin duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 Lekëve, nga të cilat 50.000.000 Lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi, duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status.

Ata akuzohen nga prokuroria se zbatuan një vendim gjyqësor të ekzekutuar më parë nga Ministria e Financave në vitin 2015, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 1,2 milionë Euro.

Hetimi për këtë rast ka nisur pas denoncimit të një banke ku Ilir Thana ishte kreditor në vlerën prej 20 mijë eurove.

I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha thotë se Ilir Thana edhe pse kishte përfituar shuma mjaft të majme, nuk donte që të shlyente kredinë që kishte në bankë.

Nga këtu ka nisur historia që çoi në zbardhjen e këtij rastin korruptim që i shkaktoi buxhetit të shtetit dëmin prej 1,2 milionë Eurove.

Artan Hoxha: I është dhënë shuma e parë prej 480 milionë Lekësh tek X bankë. Thana nuk mund të shkonte tek banka ku ishte llogaria e përmbaruesit sepse ishte kreditor në bankë dhe kishte 20 mijë Euro për t’i paguar bankës dhe nuk ia kishte paguar, prandaj thoshte ai “dua vetëm 300 mijë Euro” që të mbyllte hallet e veta dhe të dilte në rregull. Edhe pse po merrte 1 miliardë e 450 milionë Lekë, ky nuk donte ta paguante atë 20 mijë Eurosh që e kishte kredi tek banka.

Shkon tek banka dhe çon të motrën dhe e motra hyn në sportel dhe tërheq 260 milionë. Ky ka qenë jashtë bankës sepse janë kamerat e sekuestruara që i ka prokurori. Meritën e kësaj historie nuk mund të ia heqim prokurorit.

Prokurori e ka vënë në lëvizje gjithë këtë histori. Si e vuri në lëvizje ai? Shkon e motra e personit në fjalë, ky e priste jashtë, tërheq 260 milionë të parat që kanë dalë nga banka dhe banka shikon ndërkohë që në llogarinë e përmbaruesit ishi 220 milionë Lekë të tjera, ndërkohë që personi Ilir Thana nuk i kishte paguar bankës 20 mijë Euro dhe i kërkon përmbaruesit dhe i thotë “ti nuk mund t’i çosh paratë nga llogaria jote tek llogaria e të afërmve pa më paguar mua”. Përmbaruesit, aty i ka çuar e-maile bankës dhe i thoshte “mos më blloko llogarinë”. Atëherë banka e shqetësuar për 20 mijë Euroshin e saj, i është drejtuar prokurorit.

Blendi Fevziu: Pra për 20 mijë Euro iu kanë ikur 1 milionë e 200 mijë?

Artan Hoxha: Për 20 mijë Euro, ata do t’i kishin marrë Lekët dhe prokurori nis hetimin mbi kallëzimin e bankës. Duke nisur hetimin mbi kallëzimin e bankës shikon shumën e parave që është sekuestruar dhe thotë “ore nga vijnë këto para” dhe nga hetimi që bënë se nga vijnë paratë, i del gjithë kjo praktikë korruptive që është bërë.

Blendi Fevziu: Dhe Sekretari i Përgjithshëm çfarë fajin ka në këtë mes?

Artan Hoxha: Sepse pa firmën e Sekretarit të Përgjithshëm nuk mund të bëhej.

Blendi Fevziu: Po, a ka qenë në dijeni ai?

Artan Hoxha: Tani prokurori e ka hetuar këtë gjë. Ajo zyrtarja ka dëshmuar në prokurori dhe ka thënë se e ka vënë në dijeni sepse përndryshe do të ishte arrestuar ajo.


Video