Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këto janë pamjet nga ambientet e zyrës së portalit “Publik.al” të pronarit Naim Noka, djali i të cilit, Ergisi me profesion gazetar u arrestua sot bashkë me 3 kolegët e tij për shitjen e 300 tabletave ekstazi MDMA, kryesisht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Policia ka mësyrë në ambientet e zyrës, ku ka gjetur pajisje të shumta të përshtatshme për të ngritur një ‘shtëpi bari’.
Në pamje dallohen pakot prej kartoni, brenda të cilave ishin vendosur kryesisht aspiratorë, llamba, portollamba, kabuj, tuba, rrjet elektrik dhe sende të tjera.
Shumica e tyre ishin futur në pjesën e tualetit të zyrës dhe policia i sekuestroi si prova materiale.