Habitet policia holandeze, gjen 250 kg kokainë në dy arkivolë!

17 December 2024, 10:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Habitet policia holandeze, gjen 250 kg kokainë në dy arkivolë!

Policia hollandeze ka sekuestruar 250 kg kokainë me vlerë 13 milionë euro të fshehura brenda dy arkivoleve.

Sekuestrimi i kokainës u bë pas finalizimit të një operacioni i cili nisi pas arrestimit të një 30-vjeçari nga Roterdami.

Njësia Kombëtare e Ekspertizës dhe Operacioneve e Policisë holandeze tha në një deklaratë se i dyshuari “po ngiste një furgon me targa franceze në autostradën pranë Numansdorp dhe shfaqi sjellje të dyshimta."

Shoferi është pyetur nga policia se çfarë po trasportonte, ai pretendoi se po transportonte dy trupa të pajetë në arkivole, por dokumentet e tij nuk përputheshin.

Pas verifikimeve në një agjenci funerale, u zbulua se arkivolet përmbanin çanta sportive me kokainë.


Video