EMRI/ Kush është SHQIPTARI që drejtonte trafikun e DROG*S nga burgu në Greqi!

16 December 2024, 21:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Kush është SHQIPTARI që drejtonte trafikun e DROG*S nga
Edmond Përbashaj

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni që po zhvillohet në Greqi për goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek.

Banda kriminale u zbulua nga policia greke falë zbërthimit të mesazheve të anëtarëve të bandës që komunikonin mes tyre me aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat.

Sipas mediave greke koka e grupit kriminal rezulton se është shqiptari Edmond Përbashaj, i burgosur në burgun e Diavatas, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje me armë.

Përbashaj, i njohur me nofkën Mondi, u transferua në Diavata nga burgu i Stavrakiout në Janinë, pasi në fillim të korrikut u zbulua se bashkëpunonte me persona nga jashtë por dhe zyrtarë të burgut për shpërndarjen e lëndëve narkotike por dhe futjen e parave më pas në burg.

EMRI/ Kush është SHQIPTARI që drejtonte trafikun e DROG*S nga

Gjatë operacionit, disa të burgosur i vunë flakën dyshekëve në qeli.

Në një nga bisedat e zbuluara nga media greke në korrik, Përbashaj fliste me Zv/Drejtorin e Burgut, të cilin e informonte se priste trafikimin e 100 kg kokainë.

 


Video