Pronari i kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj është shpallur në kërkim, teksa janë vënë në pranga administratori Petrit Demishaj dhe 2 punonjësit e skanerit. Policia thotë se ka prova se këto persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar trafikimin e sasisë prej 33.5 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.
Sipas verifikimeve në sistemin TIMS rezulton që presidenti i kompanise Trifon Murataj ndodhet brenda vendit, por ende nuk është paraqitur në polici, ndonëse pas 2 rasteve të para kishte deklaruar publikisht se do të ishte i gatshëm nëse do të thirrej për të deponuar nga policia.
Operacioni i quajtur ‘Again’, u realizua nga strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”. Në vendngjarje kanë qenë edhe prokurorë të SPAK.