'Na ruajt zoti'/ Raiffaisen Bank reagon pas sulmit, fshin webfaqet që do “peshkonin” përdoruesit!

4 November 2022, 13:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Na ruajt zoti'/ Raiffaisen Bank reagon pas sulmit, fshin webfaqet

Ditën e sotme, 'Raiffaisen Bank' pësoi një sulm "phishing", duke vënë në rrezik privatësinë e përdoruesve. E-maile të ndryshme kanë shkuar tek përdoruesit, të cilët në rast se do klikoheshin me anë të butonit "Përditësim" do ndodhte që depozitat e tyre tē ishin në rrezik. 

VoxNews publikoi lajmin për këtë ngjarje dhe banka Raiffaisen nuk ka vonuar, duke marrë menjëherë masat. Ekipi i sigurisë së bankës, 'Raiffaisen' ka fshirë webfaqet që ishin hapur për të "peshkuar" përdoruesit. 

Disa klientë janë përballuar me e-maile tek të cilët shkruhet “shërbimi juaj do mbyllet” dhe më tej vijon si më poshtë: 

Mesazhi që u ka ardhur disa përdoruesve:

Përshëndetje!

I nderuar klient, na vjen keq t’ju informojmë se shërbimi juaj është gati të bllokohet për shkak të përditësimeve të dështuara, prandaj zona juaj e klientit është kufizuar derisa të përfundojë përditësimi. 

Aktualisht po qarkullon një “phishing page” ndaj të cilit duhet treguar kujdes për të mos klikuar në përditësim të të dhënave tuaja, pasi fare lehtësisht mund të thyhet privatësia juaj. 

Është e rëndësishme të theksojmë se llogaria juaj nuk është në rrezik, sepse banka ka “two factory authentication” për transfertat, por mund të lexohen gjendje dhe të shkarkohen raporte.

Tregoni kujdes se nga kush ju vjen e-maili, lexojeni me vemendje. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga banka në fjalë. Por a duhet të përgatitemi për më shumë?!

Pas lajmit ka reaguar vetë banka 'Raiffaisen', e cili ka kërkuar nga përdoruesit të mos marrin në konsideratë asnjë e-mail apo faqe tjetër përveç kanaleve zyrtare të Raiffeisen Bank Shqipëri.

Reagimi Raiffaisen Bank

Duam t’ju njoftojmë se ditën e sotme Raiffeisen Bank NUK ka dërguar asnjë e-mail zyrtar me tekstin “Shërbimi juaj do të mbyllet.!!!” nga adresa [email protected] në lidhje me mbylljen e shërbimit.

'Na ruajt zoti'/ Raiffaisen Bank reagon pas sulmit, fshin webfaqet

Ju lutem të mos merrni në konsideratë asnjë e-mail apo faqe tjetër përveç kanaleve zyrtare të Raiffeisen Bank Shqipëri. 

Eksperi i IT, Tomi Kallanxhi i është përgjigjur komentit të një qytetari i cili e pyet se 'Dmth databaza e emaileve është vërdallë...?'. Kallanxhi i është përgjigjur me doza ironie duke pohuar se: 'Na rujt zoti se këtu te ne si bën më përshtypje asgjë askujt'./VoxNews



Video