Denoncimi i avokatit: Gjykata e Lartë po prish vendime për të vdekur e persona që e kanë kryer dënimin

29 May 2022, 21:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Denoncimi i avokatit: Gjykata e Lartë po prish vendime për të

Avokati Saimir Vishaj denoncon se për dosjet në Gjykatën e Lartë, që nga viti 2016 e në vazhdim po prishen vendime për persona të vdekur, ose që e kanë kryer dënimin. 

Sipas tij, po prishen vendime për masa arresti për njerëz të vdekur dhe për të dënuar që kanë mbaruar vuajtjen e dënimit.

Postimi i Vishajt në Facebook:

(Prangat) Nuk janë për çdo njeri... Çfarë po ndodh në Gjykatën e Lartë me dosjet e 2016 e në vazhdim me kolegjin penal…

Po prishen vendime në dhomë këshillimi pa palët as prokuror dhe as avokat apo njoftim për të dënuarit... jemi kthyer 20 vite mbrapa me Gjykatën e Lartë kur gjykonin me 3 gjyqtarë...

Po prishin vendime për masa arresti për njerëz të vdekur…

Kanë alergji për nenin 59 të KP... po nuk thonë gjë për ata që kanë kryer 3 vjet shërbim prove si dënim alternativ apo LPK.

Po prishin vendime për të dënuar që kanë mbaruar vuajtjen e dënimit…

Sirenat e alarmit për Gjykatën e Lartë po bien!!!

Avokatë zgjohuni...”, shkruan Vishaj.


Video