Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Dy mjetet janë përplasur kokë më kokë në Patos ku humbi jetën një efektiv. VoxNews ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme.
Siç shihet mjetet janë bërë copash. Agron Saba, 58 vjeç, është efektivi që humbi jetën, i cili shërbente në Stacionin e Policisë Patos. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 21:35, në aksin rrugor "Patos-Fier".
Efektivi Saba ka qenë duke drejtuar mjetin tip ‘Opel;’ kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip ‘Benz’, i cili drejtohej nga një 27 vjeçare.