Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Libonik në Maliq.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë ku sipas policisë, shoferi i “Audit” dyshohet se ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.
Tre personat e plagosur janë shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e Korçës.
“Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip "Audi", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.
Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.