Morën PENG të miturin dhe i vodhën me DHUNË varësen e floririt, pranga 2 të rinjve në Kamëz!

13 September 2023, 11:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Morën PENG të miturin dhe i vodhën me DHUNË varësen e

Dy persona janë vënë në pranga, pasi futën një të mitur në automjetin e tyre dhe i morën me dhunë varësen e floririt në Bathore.

Të arrestuarit janë  E. M., 21 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kamzë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video