Del FOTOJA, kush është viktima e atentatit në Vlorë, 41-vjeçari rezulton i dënuar për vrasje!

9 September 2023, 23:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del FOTOJA, kush është viktima e atentatit në Vlorë,
Laert Keka

Detaje të reja janë mësuar nga atentati në Vlorë, mësohet se viktima, Laert Keka rezulton se kishte qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. 

41-vjeçari është qëlluar nga një person i maskuar i cili ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç.

Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Video