VIDEO: Sherri masiv ku u përfshi efektivi 26-vjeçar! Dalin PAMJET: 7 persona gjuajnë njëri-tjetrin me gota

9 September 2023, 17:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Sherri masiv ku u përfshi efektivi 26-vjeçar! Dalin PAMJET: 7
Pamje nga vendngjarja

Një sherr masiv ka ndodhur, pak pas mesnate në një prej lokaleve në zonën e ish-bllokut. Pamjet kur 7 persona janë përfshirë në sherr dhe kanë goditur njëri-tjetrin me gota dhe grushte.

Në konflikt janë përfshirë 7 persona, mes tyre një polic 26-vjeçar i komisariatit nr. 1, teksa 3 persona kanë përfunduar në spital. Sipas burimeve, ai ka pasur armën e shërbimit me vete, por nuk është përdorur prej tij. 

Ndërkohë, po vijojnë hetimet për individualizimin e përgjegjësisë penale të gjithësecilit prej personave të përfshirë në këtë konflikt, apo identifikimin e personave të tjerë.

 


Video