Detaje nga tragjedia në Korçë / Vajza dyshohet se pësoi sulm në zemër 5 ditë më parë, më pas ndërroi jetë nëna e paralizuar

1 February 2024, 18:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga tragjedia në Korçë / Vajza dyshohet se pësoi
Nënë e bijë u gjetën pa jetë në banesë

Një vajzë dhe nëna e saj u gjetën të pajeta ditën e sotme në banesën e tyre në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e para ka ndërruar jetë vajza, 54-vjeçarja Ornela Vangjeli, e cila punonte si edukatore në fshatin Vithkuq. Shkak i vdekjes mendohet të jetë një sulm në zemër.

Më pas dyshohet se ka ndërruar jetë edhe nëna 75-vjeçare Eleni Vangjeli, e cila ishte invalide dhe nuk kujdesej dot për veten.

Ka qenë vëllai i viktimës ai që kishte telefonuar disa herë, por motra nuk i kishte përgjigjur. Ai është nisur nga Greqia dhe ka bërë zbulimin tronditës kur ka mbërritur në Korçë.

Policia tha se dera ishte e mbyllur nga brenda, ndërsa nuk dihet se sa kohë ka kaluar që kur nënë e bijë ndërruan jetë, por mendohet rreth 5 ditë më parë.


Video