Dalin pamjet nga ATENTATI ndaj çiftit shqiptar në Athinë! Autorët u afruan me motor dhe qëlluan me breshëri drejt makinës së tyre (DETAJE)

9 May 2024, 21:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dalin pamjet nga ATENTATI ndaj çiftit shqiptar në Athinë!

Publikohen pamjet nga atentati ndaj një çifti shqiptarësh në Athinë.

Sipas medieve greke, persona të paidentifikuar iu afruan çiftit të shqiptarëve që ndodheshin brenda makinës dhe i qëlluan me breshëri armësh nga motori.

Ngjaja e rëndë ka nodhur në rrugën Mesolongji të Athinës rreth orës 21:30. Sipas policisë greke, burri 32-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja është dërguar me urgjencë në spital.

Autoritetet thonë se kanë nisur kërkimet për identifikimin e autorëve, dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes, të panjohura deri më tani.


Video