Princi William i dorëzon titullin e lartë 'OBE' pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

9 May 2024, 18:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Princi William i dorëzon titullin e lartë 'OBE' pedagogut
Princi William dhe pedagogu Andi Hoxha

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më të Shkëlqyer (OBE).

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka uruar Hoxhajn për titullin.

“Dr. Andi Hoxhaj mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar më 8 maj në Kështjellën Windsor, të mbajtur nga Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Wales.

Andi Hoxhaj është emëruar si Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike (OBE) në Listën e Nderimeve të Vitit të Ri 2024 për shërbimin e tij në marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri. Shumë urime Dr. Hoxhaj”, shkruan ambasadori King-Smith.



Video