“Bufi dhe dashuria ime Luli s’e donin reformën në drejtësi”, Rama: Tani shpresojnë që SPAK të shkatërrojë PS-në që të vijë...

30 March 2025, 18:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bufi dhe dashuria ime Luli s’e donin reformën në
Edi Rama

Në fjalën e tij para shqiptarëve në Athinë, kryeministri Edi Rama foli edhe për reformën në drejtësi.

Duke theksuar mbështetjen e PS-së për SPAK apo GJKKO, tha se qëllimi i opozitarëve ka qenë dhe mbetet i njëjti, shkrirja e këtyre institucioneve.

“Të gjithë këta me bufin në krye, edhe me dashurinë time Lulin ishin armiq të përbetuar të reformës në drejtësi, nuk donin të votonin asgjë dhe u mbyllëm të gjithë në çadër dhe kërcënuan që nuk donin të hynin as në zgjedhje. Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar, e mjerë është që SPAK do të shkatërrojë PS-në dhe më në fund do të vijë dita e tyre! Ndërkohë ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me ata shitësit e vegjël të çilimave që janë të gjithë vegla se të re kanë fytyrën dhe moshën e tyre, se edhe në lista futën baballarë, krushq e teze. Ne nuk jemi në një punë, ne jemi në një mision, të bëjmë Shqipërinë pjesë njëherë e mirë të familjes europiane”, tha Rama.

Kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani e cilësoi një njeri të ndershëm e të drejtë. Por, sipas tij, para se socialistët të vinin në pushtet ai nuk e kishte “shpatën në dorë”.

“Shpatën e mbanin ata që ishin në zyrë kryeministrin, e mbante bufi që e përdori për të futur në burg Fatos Nanon”, tha kreu i qeverisë.

Rama ironizoi edhe partitë e vogla: “Ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me shitësit e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e tyre. I patë, edhe futën baballarë, krushq e teze në lista. Nuk kuptojnë një gjë që ne nuk jemi në një punë, por në një mision: që ta bëjmë Shqipërinë njëherë e mirë pjesë të familjes evropiane. E dimë shumë mirë që për ta bërë këtë barazia e ligjit është kusht, ashtu sikundër mund të mos jemi shumë të mençur por s’besoj se na merr njeri për budallenj sa t’i hynim detit në këmbë dhe të mos e dinim se duke i dorëzuar shpatën, nuk parashikonim që ajo shpatë do të binte edhe mbi kokat tona, e disave nga ne. Ne e dinim këtë. Nuk jemi penduar për këtë, por jemi krenarë për këtë."

 

 

 


Video