Bonuset e fundvitit: Qeveria “hap thesin” për policët, pritet të përfitojnë rreth 8000 efektivë!

25 December 2024, 22:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bonuset e fundvitit: Qeveria “hap thesin” për policët,

Qeveria shqiptare së shpejti do të finalizojë ndarjet e bonuseve të fundvitit ndërsa përveç punonjësve të administratës, do të përfitojnë dhe rreth 8 mijë efektivë policie të rolit bazë.

Ende nuk ka një draft përfundmitar, ndërsa nga bisedimet e deritanishme është parashikuar 10 mijë ose 15 mijë lekë të reja shpërblim. Ky vendim pritet të merret nga qeveria brenda kësaj jave.

Dëri më tani bonus për festat e fundvitit kanë fituar një pjesë e punonjësve të administratës, ku përfshihen sanitarët, shoferët, punonjësit protokollit, arkivit, etj.

Nga bonusi i parashikuar që do t’i shpërndahet punonjësve të policisë me rol bazë, do të përjashtohen nga skema ata që kanë poste drejtuese në polici, konkretisht rreth 4 mijë punonjës të cilët nuk përfitojnë nga kjo skemë e parashikuar.

Kujtojmë që efektivët e Policisë së Shtetit tashmë kanë kaluar në shërbim 12 orarsh dhe gatishmëria do të zgjasë deri më 3 janar, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë festave të fundvitit.


Video