Përplasen dy makina në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

25 December 2024, 17:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Pogradec, dy të
Foto ilustruese

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident me makinë në aksin Korçë-Pogradec pasditen e sotme.

Policia thotë se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, për pasojë kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Petrushë, automjeti tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin E. S., është përplasur me automjetin tip "Ford", me drejtues shtetasi Ll. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar  2 pasagjerë në mjetin tip "Volksëagen", të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të të zbardhur rethatat dhe shkakun e aksidentit.


Video