Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person në Durrës qëlloi me armë zjarri këtë mbrëmje në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ndërsa policia ka zbardhur rrethanat.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal në një lokal të zonës, ku një prej personave të përfshirë ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
”Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjëndje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia e Durrësit.