Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Postime mashtruese për të zhvatur qytetarët, janë shfaqur prej disa ditësh në feed-in e përdoruesve të Facebook.
Një faqe që mban emrin e aeroportit të Tiranës shkruan se po shesin valixhet e humbura për 1€.
Më tej në postim shkruhet se aeroporti ka shkarkuar magazinën dhe këto valixhe të humbura të mbushura me sende të ndryshne dhe pajisje elektronike po shiten për çmimin qesharak.
Komentet poshtë kësaj faqe janë të gjitha nga persona me emra të huaj (qartazi fals), që flasin shqip dhe shprehin se janë të kënaqur me blerjen dhe se blerja u realizua me kartë bankare.
Megjithatë kujdes! Nëse klikoni në linkun e ofruar nga mashtruesit, rrezikoni tju vjedhin të dhënat e llogarive tuaja bankare.